Sport

PSG i bën të gjitha ndaj Lille! Mbappe vendos rekord me golin, Messi zbavitet, Neymar 'përqesh' publikun (video)

PSG vazhdon të zbavitet në Ligue 1. Kampionët në fuqi asfaltojnë Lille me shifrat 7-1. Kampionët e Francës zhbllokuan takimin pas vetëm 8 sekondave me golin e Mbappe-s.

21 Gusht 2022, 22:56 Nga DOSJA

PSG i bën të gjitha ndaj Lille! Mbappe vendos rekord me golin, Messi

FRANCË- PSG vazhdon të zbavitet në Ligue 1. Kampionët në fuqi asfaltojnë Lille me shifrat 7-1. Kampionët e Francës zhbllokuan takimin pas vetëm 8 sekondave me golin e Mbappe-s. Realizimi më i shpejtë në historinë e kampionatit francez. Mbappe realizoi edhe dy gola të tjerë në minutat 66' dhe 87'.

GOLI I MBAPPE

Më pas dy gola për brazilianin Neymar që gjatë festimit përqeshi gjithashtu publikun vendas duke marrë edhe ndonjë shishe pranë tij si shenjë proteste. Messi dhe Hakimi do shënonin, ndërkohë që për Lille goli i nderit do të vinte në minutën e 54' me Bamba.

GOLI I NEYMAR

E.Ç (Dosja.al)

psg mbappe

Sondazh

Poll