Sport

Wijnaldum i pafat, viktimë e një frakture në stërvitje, dëmtimi i rrezikon Botërorin…

Mesfushori ka thyer tibinë e djathtë në stërvitje, njoftoi AS Roma të dielën. Holandezi, i huazuar nga PSG, do të mungojë disa javë në garë.

22 Gusht 2022, 07:53 Nga DOSJA

Wijnaldum i pafat, viktimë e një frakture në stërvitje,

ITALI - Lajm i keq për Georginio Wijnaldum. Mesfushori i AS Roma u dëmtua në stërvitje dhe ka pësuar një thyerje të tibisë së djathtë. “Pas një dëmtimi të raportuar gjatë stërvitjes, Wijnaldum iu nënshtrua testeve klinike në mbrëmjen e së dielës, të cilat zbuluan një frakturë të tibisë së djathtë”, tregon klubi romak në rrjetet e tij sociale. 

Mesfushori holandez do t'i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme në ditët në vijim. Por gjithsesi, ky është një dëmtim që mund të vërë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Katarit (20 nëntor-18 dhjetor).

I mbërritur në 2021 në Paris, holandezi (86 ndeshje, 26 gola) nuk ka bindur asnjëherë në 38 ndeshjet e tij të luajtura me klubin kryeqytetas dhe u huazua në Itali te Roma, ku për fat të keq duhet të kalojë kohë për t’u pare në fushën e blertë me fanelën verdhekuq.

Wijnaldum i pafat, viktimë e një frakture në stërvitje,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll