Sport

Erik ten Hag i bindur për të arritur filozofinë e tij: “Do t’ia dal edhe këtu”…

Përpara se të përballet me Liverpool të hënën (21:00), Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, i mundur në dy javët e para të kampionatit, është i bindur se mund ta ndryshojë trendin.

22 Gusht 2022, 11:28 Nga DOSJA

Erik ten Hag i bindur për të arritur filozofinë e tij: “Do

ANGLI - I shkëputur nga titujt në pesë vitet e fundit, klubi më i suksesshëm i Anglisë po përballet me vështirësi në fillim të sezonit. Manchester United u mposht në dy javët e para të Premier League dhe detyra e sotme duket e vështirë ndaj Liverpoolit (21:00).  Sidoqoftë, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, nuk tërhiqet nga ideja e tij për të "rikthyer" ditët e lavdisë së MU.

"Unë jam këtu për të ndihmuar klubin dhe për ta rikthyer atë,- tha holandezi. - E desha këtë sfidë. E dija që do të ishte e vështirë, por e doja, sepse në karrierën time, kudo që e nisa, fillimi ka qenë i vështirë, por ia kam arritur qëllimeve të mia dhe jam i bindur që do t’i arrij edhe këtu”. Megjithatë, Ten Hag nuk po mashtron veten. "E di që është një proces, - pranon ai. - Unë do të qëndroj konsistent me planin, filozofinë që kemi”. 

Ndërsa tifozët shprehin pakënaqësinë e tyre, kryesisht ndaj drejtuesve, të hënën, trajneri holandez bëri revolucionin e tij të vogël pas humbjes ndaj Brentford (0-4) javën e kaluar. Ish-tekniku i Ajax zëvendësoi një ditë pushimi me një stërvitje shtesë.

“Këtë vendim e mora të shtunën, gjatë ndeshjes, kur pashë paraqitjen (0-4 në pjesën e parë). Nuk është normë për Manchester United dhe nuk është norma ime. Ne duhet ta ndryshojmë këtë dhe unë duhet t'i mësoj ekipit dhe lojtarëve se cili është ky standard”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll