Sport

VD-U shpall kampione Europe, Luiza Gega pritet nga ministrja Kushi në Rinas, shtrohet tapeti i kuq

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa.

22 Gusht 2022, 11:15 Nga A.B
VD-U shpall kampione Europe, Luiza Gega pritet nga ministrja Kushi në
Luiza Gega

TIRANË- Sportistja Luiza Gega është pritur me ceremoni në Rinas, nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe përfaqësues të sportit në Shqipëri. Ministrja u shpreh se ditën e nesërme do të organizohet edhe ceremonia zyrtare në kryeministri ku do t'i dorëzohet sportistes medalje. 

‘Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se ke trup i vogël ka një vajzë dinjitozë, e nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson’- u shpreh ndër të tjera ministrja e Sportit dhe Arsimit.

Sportistja deklaroi se i ka treguar Europës se edhe pse jemi vend i vogël mund t'ja dalim.

'Jam këtu me dëshirë, zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim dhe të përfaqësoja sa më denjësisht këtë vend, prandaj derdha lot se mu kthye e gjithë koha mbrapsht se sa mund e sakrificë mu desh por i tregove Europës se ne jemi vend i vogël me shumë gjëra për të përmirsuar por ne mund t’ia dalim. Ka pasur shumë ndryshime në sport, dhe janë shumë elementë që kanë bërë të vijë kjo medalje. Uroj që të rinjtë dhe të gjithë ata që duan sportin të motivohen.'

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. 

luiza gega

Sondazh

Poll