Sport

Napoli fshin Monzën me shifrat 4-0, ekipi Berlusconit në kuotën e 0 pikëve

Napoli i Spallettit buzëqesh sërish. Ekipi drejtuar nga Luciano Spalleti mund Monzën me shifrat 4-0 në javën e dytë të Serie A.

21 Gusht 2022, 21:38 Nga DOSJA

Napoli fshin Monzën me shifrat 4-0, ekipi Berlusconit në kuotën

ITALI-Napoli i Spallettit buzëqesh sërish. Ekipi drejtuar nga Luciano Spalleti mund Monzën me shifrat 4-0 në javën e dytë të Serie A. Ekipi kaltër mbylli çdo llogari në pjesën e parë me Kvaratskhelia në minutën e 35' dhe Osimhen në të 47-tën.

Në pjesën e dytë, do të ishte sërish Kvaratskhelia që do të shënonte golin e tretë, ndërsa mbrojtësi Kim do të gjente golin e parë me fanellën e Napolit në minutat e fundit të ndeshjes. Monza nën presidencën e Berlusconit ndodhet në kuotën e 0 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

napoli monza

Sondazh

Poll