Sport

Vetëm 1-1! Vjen ndalesa e parë për Milanin, Atalanta bllokon kuqezinjtë në Bergamo

Përfundon 1-1 takimi mes Atalantës dhe Milanit, përballje e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

21 Gusht 2022, 22:43 Nga DOSJA

Vetëm 1-1! Vjen ndalesa e parë për Milanin, Atalanta bllokon

ITALI- Përfundon 1-1 takimi mes Atalantës dhe Milanit, përballje e vlefshme për javën e dytë të Serie A. Në stadiumin Gewiss në Bergamo u zhvillua një ndeshje intensive dhe emocionale, me Milanin që e nisi mirë duke u përpjekur të imponojë lojën e tij, por u ndëshkua në 29' nga këmba e majtë e Malinovskyit.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u hodhën përpara në kërkim të barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 68-të me një realizim të shkëlqyer nga Bennacer. Nga një pikë për Gasperinin dhe Piolin, të cilët nuk ecin me ritmin e Interit dhe Napolit.

E.Ç (Dosja.al)

milan serie a

Sondazh

Poll