Sport

Në ditën e lindjes, dopiedë e Lewandowskit, Barcelona mposht Real Sociedad në shtëpi, humbje për Atletico Madrid dhe Valencian…

4-1 katalanasit gjejnë fitoren e parë sezonale, Villarreal dhe Bilbao ndëshkojnë përkatësisht 2-0 skuadrën e Simeones dhe 1-0 skuadrën e Gattusos.

22 Gusht 2022, 07:20 Nga DOSJA

Në ditën e lindjes, dopiedë e Lewandowskit, Barcelona mposht Real

SPANJE - Në ‘Royal Arena’ në San Sebastian, Barcelona arriti suksesin e parë të sezonit në La Liga, pas barazimit në shtëpi me Vallecanon në javën e parë. Ndeshja nisi si s’ka më mirë për Lewandowskin. Në ditën e 34-vjetorit të lindjes së tij, polaku shënoi golin e parë me fanelën ‘blaugrana’, pikërisht në minutën e pare, pas një pasimi nga Balde.

Ai do të shënonte edhe golin e tretë në minutën e 68-të, ndërkohë që dy minuta më pare Dembele do të kishte kaluar në epërsi Barcelonën. ‘Historia’ baske për katalanasit do të mbyllej me ‘pokerin’ e Ansu Fatit (79’), ndërkohë që vendësit e kishin shënuar golin e ‘nderit’ në minutën e 5-të.

Nëse Robert Lewandowski ishte vendimtar me një dopietë, ishte hyrja e Ansu Fatit (64') që i dha fund ndeshjes. Ai arriti të ofrojë dy asistime të klasit të lartë për Ousmane Dembélé (66') dhe Robert Lewandowski (68'). Dinamik, Ansu Fati mundi të sillte goditjen që i mungonte skuadrës së Barcelonës me teknikën dhe lojën e tij në një prekje të topit.

Sakaq Atletico Madrid humbi 2-0 në shtëpi nga Villarreal. Yéremi Pino (73') dhe Gerard Moreno (98') vendosën fatin e ndeshjen e ‘Wanda Metropolitano’, ndërkohë që vendësit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pas ndëshkimit të Molinës ,e karton të kuq. Ndërkohë që Valencia e Gattusos u mund 1-0 në Bilbao. Berenguer (42’) shënoi për Athletic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll