Sport

Ndalon në semafor me makinë dhe sheh Messin, fjalët e tifozit shkojnë si 'shigjetë' në zemrën e argjentinasit (video)

Sonte Leo Messi do të jetë në fushë kundër Lille në javën e tretë të Ligue 1. Skuadra drejtuar nga Galtier ka dëshmuar tashmë dominimin e saj në shtëpi, duke shënuar 10 gola në dy ndeshjet e para të kampionatit (5-0 ndaj Clermont dhe 5-2 në shtëpi me Montpellier)!

21 Gusht 2022, 20:22 Nga DOSJA

Ndalon në semafor me makinë dhe sheh Messin, fjalët e tifozit

PARIS- Sonte Leo Messi do të jetë në fushë kundër Lille në javën e tretë të Ligue 1. Skuadra drejtuar nga Galtier ka dëshmuar tashmë dominimin e saj në shtëpi, duke shënuar 10 gola në dy ndeshjet e para të kampionatit (5-0 ndaj Clermont dhe 5-2 në shtëpi me Montpellier)!

E megjithatë, gjatë javës në Paris, nuk u fol për asgjë tjetër përveç grindjes mes Neymar dhe Mbappe, një urrejtje që i ka rrënjët në të kaluarën dhe që detyroi klubin ta diskutojë këtë çështje me të përfshirët drejtpërdrejt, në mënyrë që të gjithë të jenë mirë.

Në të gjitha këto, Neymar mund të llogarisë në mbështetjen e mikut të tij të vjetër dhe të dashur Messi, i cili si zakonisht përdor një profil të ulët, edhe nëse shprehja e tij e habitur ndaj Mbappe kundër Montpellier-it ka bërë xhiron e botës. Megjithatë, në orët e fundit një tjetër video që portretizon Messin është bërë virale, këtë herë duke ngarë makinën e tij.

Pamjet janë xhiruar nga një tifoz argjentinas, i cili gjithashtu ishte në trafik kur ndaloi në semafor. Në atë moment ai u kthye në të majtë dhe pa Messin në timon, u shfaq i habitur dhe emocionuar. “Një përshëndetje të lutem, një përshëndetje për fëmijët, të dua me shpirt, faleminderit që je argjentinas”, dëgjohet të thotë tifozi i mahnitur plotësisht nga historia. Nga ana e tij, Messi sapo kuptoi se ishte objekt i një vëmendjeje kaq të të madhe, uli dritaren dhe iu përgjigj me pozitivisht fjalëve që i drejtoheshin, dukshëm i habitur nga kaq shumë dashuri e sinqertë.

E.Ç (Dosja.al)

messi psg

Sondazh

Poll