Sport

SPEKTAKOLARE! 90 minuta të pafundme, Newcastle-Man.City i tregojnë botës futbollin e vërtetë (video)

anchester City nuk fiton dot dhe lejon Arsenalin të udhëheqë Premier League-n me 9 pikë. Ekipi i Guardiolës, ndalohet nga një Newcastle me karakter që për pak mund të kishte dalë me tri pikë,por 90 minutat përfunduan me shifrat 3-3.

21 Gusht 2022, 19:49 Nga DOSJA

SPEKTAKOLARE! 90 minuta të pafundme, Newcastle-Man.City i tregojnë

ANGLI- Manchester City nuk fiton dot dhe lejon Arsenalin të udhëheqë Premier League-n me 9 pikë. Ekipi i Guardiolës, ndalohet nga një Newcastle me karakter që për pak mund të kishte dalë me tri pikë,por 90 minutat përfunduan me shifrat 3-3.

Fillimi është dominues për miqtë, të cilët do të shënon me Gundogan në minutën e 5'. Barazimi do të vinte në minutën e 28' me Almiron që do të mposhte portierin Ederson. Kalojnë 11 minuta dhe vendasit ndryshojnë situatën. Callum Wilson firmos avantazhin e Newcastle në minutën e (39'), ndërsa Trippier do të shënonte në minutën e 54' golin e tretë.

Manchester City nuk u dorëzua dhe drejton lojën. Haaland shënoi në minutën e 60' pas topit të dhënë nga De Bruyne, ndërsa Bernardo Silva do të barazonte në të 64-tën. Tani është miniarratisja e Arsenal në +2 ndaj Manchester Cityt, Leeds, Tottenham dhe Brighton.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city newcastle

Sondazh

Poll