Sport

"Shiteni tani, është më keq se Kepa", gafa e Mendy-s ndaj Leeds, tifozët e Chelsea-t acarohen me senegalezin

Humbje e rëndë për Chelsean ndaj Leeds që pësoi një disfatë me shifrat 3-0. Një ditë krejtësisht e keqe për blutë dhe veçanërisht për portierin Edouard Mendy, i cili bëri një gabim me të cilin realisht i dha vendasve golin për 1-0.

21 Gusht 2022, 18:21 Nga DOSJA

"Shiteni tani, është më keq se Kepa", gafa e Mendy-s

ANGLI- Humbje e rëndë për Chelsean ndaj Leeds që pësoi një disfatë me shifrat 3-0. Një ditë krejtësisht e keqe për blutë dhe veçanërisht për portierin Edouard Mendy, i cili bëri një gabim me të cilin realisht i dha vendasve golin për 1-0. Për portierin senegalez, i vlerësuar shpesh për ndërhyrjet e tij të mrekullueshme mes shtyllave, ky nuk është gabimi i parë me topin mes këmbëve.

Dhe kjo për tifozët e Chelseat është kthyer në tmerr.Tifozët e dënuan rëndë gafën e Mendy-t, aq sa në rrjetet sociale më shumë se dikush i “kërkon kokën”.Shumë tifozë të bluve u mblodhën në rrjetet sociale për të shprehur të gjithë zhgënjimin e tyre. Një fans në Twitter thjesht i bëri vetes një pyetje: "Çfarë dreqin po mendonte?".

Një tjetër tifoz i zemëruar shtoi: "Veprimet e tij me këmbë mund të konsiderohen lehtësisht më të këqijat në të gjithë universin". Një tjetër u shpreh: “Mendy është më keq se Kepa. Shiteni menjëherë pas kësaj ndeshjeje dhe mos shiko prapa. Turp!". Dhe nëse fansat fillojnë të pendohen për Kepa-n, ka diçka që nuk shkon...

E.Ç (Dosja.al)

mendy chelsea

Sondazh

Poll