Sport

Leeds tregon problemet e Chelsea-t, tre gola bluve dhe Koulibaly që përjashtohet me karton të kuq

Leeds tregon problemet e një Chelsea që nuk është aspak bindës në fillimin e sezonit: Aaronson, Rodrigo dhe Harrison firmosin një sukses historik me shifrat 3-0 në Elland Road.

21 Gusht 2022, 17:28 Nga DOSJA

Leeds tregon problemet e Chelsea-t, tre gola bluve dhe Koulibaly që

ANGLI- Leeds tregon problemet e një Chelsea që nuk është aspak bindës në fillimin e sezonit: Aaronson, Rodrigo dhe Harrison firmosin një sukses historik me shifrat 3-0 në Elland Road. Blutë e Thomas Tuchel luftojnë në sulm dhe janë shumë të brishtë në mbrojtje. Goli i parë u shënua në minutën e 33’, me Aaronson që i dha avantazhin miqve.

Ndërsa vetëm katër minuta më pas ishte Rodrigo ai që do të gjente rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 69' Harrison. për të vulosur rezultatin 3-0. Situata u vështirësua edhe më tej për “blutë” e Londrës, me Koulibaly-n që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84’ dhe la ekipin e Tuchel me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Në takimin tjetër, Brighton mposht West Ham me shifrat 2-0. Një situatë jo e mirë për ekipin nga Londra që renditet në vendin e fundit me 0 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

leeds chelsea

Sondazh

Poll