Sport

Real Madrid e gjen zëvendësuesin e Casemiros në Gjermani, duhen 100 mln euro për talentin

Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi spanjoll do të mendonte të investonte menjëherë shumën e konsiderueshme të grumbulluar nga shitja e mesfushorit brazilian

21 Gusht 2022, 16:27 Nga DOSJA
Real Madrid e gjen zëvendësuesin e Casemiros në Gjermani, duhen
Jude Bellingham

SPANJË- Shitja e Casemiros te Manchester United, për më shumë se 70 milionë euro, shënoi fundin e një epoke; treshja e mesfushës së skuadrës spanjolle, të cilën ai e kompozoi së bashku me dy mesfushorë të tjerë si Luka Modric dhe Toni Kroos, ishte prej vitesh reparti më i mirë për qëndrueshmëri dhe performancë.

Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi spanjoll do të mendonte të investonte menjëherë shumën e konsiderueshme të grumbulluar nga shitja e mesfushorit brazilian. Kampionët e Europës synojnë të shënojnë një tjetër goditje me emër në mesfushë dhe emri më i përfolur është ai i Jude Bellingham.

19-vjeçari anglez, pjesë e Borussia Dortmund, ka qenë prej kohësh një nga objektivat e Real Madrid. Për mesfushorin do të duhen të paktën 100 milionë euro për ta transferuar nga Borussia Dortmund.

E.Ç (Dosja.al)

casemiro dortmund real madrid

Sondazh

Poll