Sport

Gabimi i pabesueshëm i portierit të Chelsea-t, driblimi i Mendy-s del huq, Leeds gjen avantazhin (video)

Ndërtimi i një aksioni nga portieri është një praktikë shumë e njohur në futbollin modern, e dobishme për të liruar hapësirën për manovrim, por vetëm në mungesë të gabimeve. Pasiguria më e vogël mund t'ju kushtojë shtrenjtë, dhe Edouard Mendy di diçka për të.

21 Gusht 2022, 16:16 Nga DOSJA

Gabimi i pabesueshëm i portierit të Chelsea-t, driblimi i Mendy-s del

ANGLI- Ndërtimi i një aksioni nga portieri është një praktikë shumë e njohur në futbollin modern, e dobishme për të liruar hapësirën për manovrim, por vetëm në mungesë të gabimeve. Pasiguria më e vogël mund t'ju kushtojë shtrenjtë, dhe Edouard Mendy di diçka për të.

Portieri i Chelseat është protagonisti fatkeq i aksionit 1-0 të Leeds në 'Elland Road': ish-portieri i Rennes besoi shumë në aftësitë e tij me topin në këmbët e tij. Brenden Aaronson ushtroi presion dhe Mendy provoi një driblim mjaft të pamatur, me sulmuesin e Leeds që shënoi golin e avantazhit.

Portieri senegalez është i njohur për gafa të tille, pasi edhe në edicionin e fundit të Champions League, portieri ia dorëzoi topin Kam Benzema-s, duke shënuar një hat-trick personal.

E.Ç (Dosja.al)

mendy chelsea

Sondazh

Poll