Politike

Incidenti në Gramsh, Duma: Duma: Siguria kombëtare në pikëpyetje, Rama të mos pranonte turistë rusë

21 Gusht 2022, 11:58 Nga F.M
Incidenti në Gramsh, Duma: Duma: Siguria kombëtare në
Grida Duma

Postimi i plotë

Kapitullim!! Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, që i vijnë qark uzinës së armëve, repartit ushtarak, me ditë e ditë, e fotografojnë e vëzhgojnë, dhe kanë edhe guximin të sulmojnë me kimikate ushtarë me uniformë. Kjo është mbrojtja e vendit!!! Kapitullim! Gjithçka ka rënë! Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim.= Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht. Ja rezultati, sot çdo përdredhje e Ramës “ishin nuk ishin”; nuk mbulon dështimin që e ka vënë sigurinë kombëtare në pikëpyetje. E gjitha sepse Rama, nuk ndan dot çfarë shitet e çfarë nuk shitet, çfarë mbrohet e çfarë nuk tenderohet mbi Shqipërinë.

 

Sondazh

Poll