Politike

Frikë nga Rusia? Peleshi: S'ka vend për panik, Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta

Peleshi i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos panikosen në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

21 Gusht 2022, 10:56 Nga A.B
Frikë nga Rusia? Peleshi: S'ka vend për panik, Shqipëria dhe
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos panikosen në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Po ashtu, ministri deklaroi se Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta e se nuk ka vend për panik pasi agjensia e inteligjencës janë në gatishmëri.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes. Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi.

niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll