Politike

Sulmi në Gramsh/ Peleshi: Po mendojmë të rivendosim në funksion uzinat e armëve

Për sa i përket Uzinës së Gramshit ai tha se nuk është e vërtetë që në uzinë, e cila është jashtë funksionit nuk ka energji elektrike prej tre vitesh.

21 Gusht 2022, 11:19 Nga A.B
Sulmi në Gramsh/ Peleshi: Po mendojmë të rivendosim në
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se qeveria është duke menduar për të rivendosur në funksion uzinat e armëve. Kjo deklaratë vjen pas sulmit që ndodhi një natë më parë në uzinën ushtarake në Gramsh. Për sa i përket Uzinës së Gramshit ai tha se nuk është e vërtetë që në uzinë, e cila është jashtë funksionit nuk ka energji elektrike prej tre vitesh.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Nuk di që sot s’ka energji në Uzinë. Nuk ka uzinë në punë. Uzina ka statusin shoqëri aksionere por nuk ka aktivitet prej tre vitesh Nuk është e vërtetë që ka tre vite pa energji elektrike”, tha Peleshi.

niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll