Politike

Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, Begaj: Parandalim të çdo situate që cënon sigurinë kombëtare

Kreu i shtetit kërkon që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të parandalohet çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare.

21 Gusht 2022, 09:00 Nga A.B
Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, Begaj: Parandalim
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë në Uzinën e armëve në Gramsh. Begaj bën të ditur se është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe me shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura për këtë ngjarje. Po ashtu, kreu i shtetit kërkon që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të parandalohet çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare.

REAGIMI

Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!

Sulmi që la të plagosur dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit bajram begaj

Sondazh

Poll