Politike

"Një sigurims dhe një sekretar i partisë janë bërë të djathtë", Veliaj flet për ligjin e dosjeve! Sulmon Berishën e Metën

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se është i hapur për çdo lloj koalicioni në zgjedhjet vendore, duke iu referuar në këtë mënyrë Partisë së Lirisë.

20 Gusht 2022, 14:51 Nga e.k
"Një sigurims dhe një sekretar i partisë janë
Erion Veliaj

UKRAINË- Nga Kharkiv ku po zhvillon një vizitë zyrtare, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar debatin më të fundit politik, atë të lidhur me dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Në një lidhje me "News 24" Veliaj u shpreh se nuk bëhet fjalë për targetuar një person me ligjin e ri por sipas tij kjo po bëhet për të mbyllur njëherë e mirë debatin mbi dosjen.

“Nuk kam koment për mënyrën si argëtohet Ilir Meta, ka një mllef nga Shqipërisë dhe shqiptarëve ndërkohë që i kanë dhënë gjithçka. Një sigurims dhe një sekretar i partisë së punës janë bërë të djathtë tani dhe kërkojnë votat e ish-të përndjekurve. Letrat ngelen, kush është i përndjekur do duhet të mendojë çfarë kanë bërë ata për votat e të djathtëve. Ndryshimi i ligjit vjen pasi me iniciativë të LSI-së vetëm e Rusia nuk kishim hapur dosjet. Menduam që amendamenti ishte për të shkurtuar punën e arkivës pa ditur që jepet certifikatë e pastërtisë edhe pa u verifikuar me justifikimin se nuk gjeten dosja. Nuk bëhet fjalë për të targetuar një person por për të hequr një barrierë. Berisha e Meta kanë një histori të gjatë dashurie mes tyre, kupton edhe arsyet. Dosjet janë të mos përdoret alibia e një letre bakalli për të pastruar figurën kur dosjet janë aty”, tha Veliaj.

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se është i hapur për çdo lloj koalicioni në zgjedhjet vendore, duke iu referuar në këtë mënyrë Partisë së Lirisë.

erion veliaj

Sondazh

Poll