Politike

Luiza Gega kampione e Europës, Begaj: Frymëzim dhe përgjegjësi për ta mbështetur

Kreu i shtetit thotë se tashmë është përgjegjësi e shtetit për ta mbështetur në rrugëtimin. 

21 Gusht 2022, 10:03 Nga A.B
Luiza Gega kampione e Europës, Begaj: Frymëzim dhe
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka uruar sportisten Luzia Gegën për triumfin e saj. Ai ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me të, aty ku i shprehu urimet për fitoren si kampione e Europës. Po ashtu, kreu i shtetit thotë se tashmë është përgjegjësi e shtetit për ta mbështetur në rrugëtimin. 

'Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë ????????, Luiza Gega. Frymezim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!'- shkroi Begaj në njoftimin e bërë në 'Facebook'.

Luiza Gega është Kampione e Europës në 3000 metra me pengesa duke u bërë atletia e parë shqiptare që arrin në majën e kontinentit. 

bajram begaj

Sondazh

Poll