Politike

Incidenti në uzinë, Kim: Qëndrojmë me aleatin tonë deri në zbardhjen e fakteve

Ambasadorja kërkon që autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar shkaqet.

21 Gusht 2022, 11:04 Nga A.B
Incidenti në uzinë, Kim: Qëndrojmë me aleatin tonë deri
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas sulmit të ndodhur një ditë më parë në Gramsh. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', Kim thotë se sapo ka komunikuar me ministrin Niko Peleshi për të mësuar rreth gjendjes së ushtarëve. Ambasadorja kërkon që autoritetet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar shkaqet e për të zbuluar përgjegjësit që duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen. 

REAGIMI I YURI KIM:

Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes, nikopeleshi & Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për t'i uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë gjatë mbrojtjes së objektit ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë pasi autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

yuri kim ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll