Politike

Berisha rendit arsyet pse u rrëzua Abazoviç: Gaboi se mbështeti Ballkanin e Hapur!

Në shkrimin e tij të publikuar në Facebook Berisha rëndit disa nga arsyet se pse sipas tij "u rrëzuar" Abazoviç. Për Berishën Abazoviç është një i ri energjik dhe pro-europian por që gaboi rëndë duke u bashkuar nismës Ballkani i Hapur dhe marrëveshjes me Kishën Serbe. 

20 Gusht 2022, 17:58 Nga e.k
Berisha rendit arsyet pse u rrëzua Abazoviç: Gaboi se mbështeti
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme ne lidhje me rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviç.

Në shkrimin e tij të publikuar në Facebook Berisha rëndit disa nga arsyet se pse sipas tij "u rrëzuar" Abazoviç. Për Berishën Abazoviç është një i ri energjik dhe pro-europian por që gaboi rëndë duke u bashkuar nismës Ballkani i Hapur dhe marrëveshjes me Kishën Serbe. 

"Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë, ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon. Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj", shkruan Berisha.

POSTIMI I KREUT TË PD

Kuvendi i Malit të Zi  ka votuar mosbesimin e qeverisë së Dritan Abazoviqit me votat e 50 deputetëve pas 12 orëve diskutime të forta në Kuvend. Abazoviç nuk i "mbijetoi" mocionit edhe pse ofroi një marrëveshje për partitë opozitare që përfshinte rikonstruktimin e qeverisë. Marrëveshja me Kishën Serbe është dhe "molla e sherrit" mes tij dhe partisë së presidentit Gjukanaviç. 

votebesimi per qeverine e malit te zi sali berisha

Sondazh

Poll