Politike

Bloggerë apo spiunë? Peleshi: Turistët i kemi pikasur para disa ditësh, ishin në vëzhgim nga ana jonë

Peleshi vizitoi dy ushtarakët që sipas tij sot do të dalin jashtë spitalit pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore

21 Gusht 2022, 10:38 Nga A.B
Bloggerë apo spiunë? Peleshi: Turistët i kemi pikasur para disa
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se institucionet shqiptare i kanë pikasur prej disa ditësh tre turistët që ditën e djeshme tentuan të futeshin brenda uzinës së Gramshit. Ditën e sotme, Peleshi vizitoi dy ushtarakët që sipas tij sot do të dalin jashtë spitalit pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu, ministri tha se nuk ka rëndësi nëse janë bloggerë apo jo bloggerë por veprimi që ata kryen bie ndesh me ligjet e vendit. 

'Ka pasur informacion edhe para se të ndodhte ngjarja. Kanë qenë në vëzhgim. Janë mbledhur të gjithë informacionet, edhe këto që thoni ju. Nuk mund të komentoj nëse janë blogere. Megjithatë blogerë apo jo blogerë ngjarja ka dhunë brenda. Bëhet fjalë për dhunim, futje në një institucion në mënyrë të paautorizuar. Ne e trajtuam me shumë seriozitet. Nuk kam informacion për pajisjen e përgjimit. Nuk është gjetur ndonjë aparat përgjimi në Sazan. Duhet thënë që politika e ditës lokale e ka hapësirën e fantazisë shumë më të madhe. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë. Ngjarja është në hetim. Sot jemi pak orë pas ngjarjes. Pas pak orësh ose minutash do të keni informacion nga grupi i hetimit.'- është shprehur Peleshi. 

niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll