Politike

PD: Shqipëria si “Far West”, krimi e ka kthyer vendin në fushëbetejë të bandave

Balliu shton se në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë. 

20 Gusht 2022, 13:13 Nga F.M
PD: Shqipëria si “Far West”, krimi e ka kthyer vendin në
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu e ka konsideruar Shqipërinë një fushëbetejë për bandat. Në një deklaratë për mediat, teksa krahason bilancin e luftës në Ukrainë, Balliu thotë se për 24 orë atje janë vrarë 11 qytetarë, ndërsa në një vend si Shqipëria që nuk është në luftë, janë ekzekutuar 4 persona. Balliu shton se në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë. 

Deklaratë e Shefit të Organizimit Klevis Balliu:

Në Ukrainë në 24 orë u vranë 11 civile, thënë ndryshe 1 vrasje për 4 milion banorë. Në Shqipëri në 24 orë, 4 të vrarë ose 1 vrasje për 540 mijë banorë. Gjendja kriminale në vendin tonë ka arritur në nivele të paimagjinueshme. Në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë. Vendi është kthyer në një fushëbetejë të bandave, të cilat edhe nëse nuk kanë mbrojtjen e qeverisë, kanë ‘lejen’ e Edi Ramës: ‘hëngshi kokat’! Partia Demokratike, e cila ka rekord serioz, pozitiv dhe të pathyeshëm në luftën kundër bandave, bën sot një apel kombëtar: bandat luftohen duke i burgosur jo duke i lënë ta kthejnë Shqipërinë në Far Ëest, duke rrezikuar jetën, sigurinë, shëndetin psikologjik të qytetarëve. Shqiptarët nuk mund të jenë një ‘dëm anësor’ në luftën e bandave. Shqiptarët janë përballur me pamje të tmerrshme, nga shpërthimet me tritol si ai i datës 11 Qershor, te vrasjet e dyfishta dhe trefishta, siç ishin rastet e Fushë Krujës, Vlorës dhe Elbasanit.

 Gjendja kriminale në Shqipëri është kthyer në problem edhe për partnerët tanë europianë. Raportet ndërkombëtare si ai i “Numbeos” e vënë Shqipërinë të dytën e Europën Jugore. Raporti i Departametit të Shtetit i datës 2 Mars evidenton se krimi i organizuar në vendin tonë ka arritur nivele të larta. Kryeprokurori i Antimafias Italiane ka deklaruar se fuqia e bandave shqiptare vjen nga lidhjet e ngushta me qeverinë dhe në veçanti evidenton pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve. Ndërkaq inkriminimi i institucioneve të shtetit shqiptar, në veçanti të Policisë, ka minuar ne themel luftën ndaj bandave. Partia Demokratike dënon ‘paktin me të keqen’ të Edi Ramës duke u lënë fushë të lirë bandave në aktivitet kriminal dhe larje hesapesh. Me një qeveri të cilën banditët e konsiderojnë bandite si veten, Shqipëria është në rrezik.

klevis balliu partia demokratike

Sondazh

Poll