Politike

Koalicioni Berisha-Meta, Veliaj nga Ukraina: Ata shumëzohen me 0, bashkimi i tyre nuk na tremb

Veliaj komentoi koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë

20 Gusht 2022, 12:58 Nga A.B
Koalicioni Berisha-Meta, Veliaj nga Ukraina: Ata shumëzohen me 0, bashkimi
Erion Veliaj

UKRAINË- Nga Kharkiv, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Për 'News24', Veliaj u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta për të shumëzohen me 0. Për bashkimin e tyre, ai tha se lëvizja që po bëhet nga opozita nuk i tremb pasi është bërë së bashku burimi i së keqes. 

'Kjo është dicka që shumëzohet me 0, ata janë të dy si 0. Bashkimi i tyre jo vetëm që nuk na tremb por e bën më të qartë situatën. Burimi i së keqes është në një vend.'- u shpreh Veliaj. 

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se është i hapur për çdo lloj koalicioni në zgjedhjet vendore, duke iu referuar në këtë mënyrë Partisë së Lirisë.

erion veliaj sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll