Aktualitet

'Fluks jahtesh në Sarandë'/ Artan Hoxha: E blejnë naftën tre herë më lirë se shqpiptarët

Gazetari Artan Hoxha thotë se këto jahte vijnë nga thellësia e Egjeut ose nga portet greke për t'u furnizuar me karburant në Sarandë.

20 Gusht 2022, 11:33 Nga A.B
'Fluks jahtesh në Sarandë'/ Artan Hoxha: E blejnë
Jahti ne Sarande

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur se në Sarandë është krijuar një trafik i rënduar për shkak të jahteve që kanë mbërritur. Përmes videove të cilat i ka bërë publike në rrjetin e tij social 'Facebook', Hoxha tregon se jahtet duket sikur janë në garë se kush të futet e kush të dalë më parë nga moli i peshkatarëve në Sarandë. Po ashtu, gazetari thotë se këto jahte vijnë nga thellësia e Egjeut ose nga portet greke për t'u furnizuar me karburantin që e marrin pa taksa e me çmim trefish më të lirë. 

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..: Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen. Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!! Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences… Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!!

artan hoxha sarande

Sondazh

Poll