Aktualitet

Gjigantët e SHBA-ve fluturojnë mbi sheshin “Skënderbej”, ambasada: Ejani, shikoni spektaklin

Më vonë do të bëhet me dije edhe ora e saktë e fluturimit të tyre.

20 Gusht 2022, 10:32 Nga F.M
Gjigantët e SHBA-ve fluturojnë mbi sheshin
Avionët

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të hënën në sheshin “Skënderbej” për të parë spektaklin që do të dhurojnë dy avionë gjigantë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-ve shkruan se bëhet fjalë për dy avionë “B52” të SHBA-ve që do të fluturojnë me qëllim nderimi e shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Më vonë do të bëhet me dije edhe ora e saktë e fluturimit të tyre.

Postimi i ambasadës së SHBA:

Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht. Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë. Dhe nëse doni të mësoni më shumë rreth këtyre avionëve të jashtëzakonshëm.

ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll