Aktualitet

Dyshohej se do kryenin vrasje! Gjykata e Lezhës lë në burg Sherrnikun e bashkëpuntoren

Sherrniku dhe Berisha u arrestuan më 17 gusht nga policia e Lezhës. Ata po udhëtonin në një automjet të blinduar të llojit ‘Toyota’ me xhama të zinj në momentin që u arrestuan, pranë Shëngjinit, ku mendohet se kishin shkuar të kryenin një atentat.

20 Gusht 2022, 10:54 Nga A.B
Dyshohej se do kryenin vrasje! Gjykata e Lezhës lë në burg
Nikoll Sherrniku

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë 'arrest në burg' për Nikoll Sherrnikun dhe Flutura Berisha të arrestuar gjatë operacionit “Dyshimi” ne Kunë të Shëngjinit.

Sherrniku dhe Berisha u arrestuan më 17 gusht nga policia e Lezhës. Ata po udhëtonin në një automjet të blinduar të llojit ‘Toyota’ me xhama të zinj në momentin që u arrestuan, pranë Shëngjinit, ku mendohet se kishin shkuar të kryenin një atentat. Në momentin që ka parë policinë e Shtetit, Berisha doli nga mjeti i blinduar me xhama të zinj. Ajo ka marrë kallashnikovin dhe çantën ku mbante dy radio-marrëse si ato të Policisë së Shtetit. Berisha ka tentuar që t’i fshehë municionet, por është kapur në kohë nga efektivët. Kallshnikovi e radiot janë gjetur e sekuestruar gjithashtu.

Në makinë me Flutura Berishën e Nikoll Shernikun policia gjeti dhe një të mitur 15 vjeç, i cili për shkak të moshës nuk u ndalua.

Nikoll Sherrniku, një emër i njohur për Policinë e Shtetit ishte zyrtarisht në masën ‘arrest shtëpie’, sepse u vu në pranga si i i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020. Por, më vonë u lirua dhe u la në ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e theu për të udhëtuar drejt Shëngjinit. 

nikoll sherrniku flutura berisha

Sondazh

Poll