Aktualitet

Gratë hakmerren ndaj 41-vjeçarit në Tiranë, i futen në banesë e i thyejnë orenditë

E. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i lënë në masën "Arrest shtëpie" është vënë në pranga pasi u kap duke vjedhur në një objekt. 

20 Gusht 2022, 10:34 Nga F.M
Gratë hakmerren ndaj 41-vjeçarit në Tiranë, i futen
Policia e Tiranës

TIRANË- Dy gra F. A., 37 vjeçe e K. P., 40 vjeçe janë vënë në pranga pasi janë futur në banesën e 41-vjeçarit me inicialet K. K.. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gratë në fjalë kanë bërë vetëgjyqësi pas konflikteve që janë pasur me 41-vjeçarin. Ato i janë futur në banesë dhe i kanë thyer orenditë. A. D., 66 vjeç, dhe F. D., 61 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Tiranë janë arrestuar gjithashtu pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. E. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i lënë në masën "Arrest shtëpie" është vënë në pranga pasi u kap duke vjedhur në një objekt. 

Njoftimi zyrtar: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin I. L., 28 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje". Gjithashtu, po këto struktura arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 66 vjeç, dhe F. D., 61 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetaset F. A., 37 vjeçe e K. P., 40 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. K., pasi këto shtetas, me vetëgjyqësi, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. K., 41 vjeç, i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake dhe më pas, gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vjedhur në një objekt. Nga verifikimet ka rezultuar se 32-vjeçari, duke dalë jashtë banesës, kishte shkelur edhe masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll