Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal që shiste armë në Kosovë, të arrestuar në Kukës, Durrës dhe Dibër

Armët, 222.000 lekë dhe 710 euro u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

20 Gusht 2022, 10:42 Nga F.M
Shkatërrohet grupi kriminal që shiste armë në Kosovë,
Operacioni "Rrugëtimi"

KUKËS- Rrahman Skuka, 28 vjeç, banues në Dibër, Bukurosh Neziri, 33 vjeç, banues në Durrës, Ulvi Huna, 27 vjeç, banues në Dibër, Hysni Hani, 59 vjeç, banues në Durrës, Kujtim Bajramaj, 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, si dhe Bajram Shiti, 24 vjeç, banues në Bulqizë janë vënë në pranga. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal që tregtonin armë e municion luftarak nga Shqipëria drejt Kosovës. Ata ishin në hetim prej disa muajsh. Armët, 222.000 lekë dhe 710 euro u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë Kukës: Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, drejt Kosovës, vihen në pranga 6 shtetas. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Rrugëtimi". Operacioni, i shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër. Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit apo të mbajtjes së tyre pa leje, pas një hetimi disamujor, për një grup shtetasish që trafikonin armë zjarri drejt Kosovës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Rrugëtimi”. Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

operacioni rrugetimi rrahman skuka bukurosh neziri ulvi huna hysni hani kujtim bajramaj bajram shiti

Sondazh

Poll