Aktualitet

VD/ Policia 'paketon' 63-vjeçarin e bashkëpunëtorin me dy emra! Zonat ku shisnin kokainën

63-vjeçarit me inicialet I.R., iu gjet dhe 750 gramë kokainë. 

20 Gusht 2022, 09:42 Nga F.M
VD/ Policia 'paketon' 63-vjeçarin e bashkëpunëtorin
Arrestimi i dy burrave në Tiranë

TIRANË- Dy burra, një i moshës 63 vjeç Ilir Ramadani dhe bashkëpunëtori i tij me dy emra, 59 vjeç, Artur Mërkur Brahimaj janë vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të dy  Tiranënë bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë. Ramadanit iu gjet dhe 750 gramë kokainë. 

Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar "Packed", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Me rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 aparate celulare. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara "Packed", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Në rrugën "5 Maji", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë. Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes operacioni packed

Sondazh

Poll