Aktualitet

Kontrolle në qytet/ Kanabis, thika dhe fishekë, arrestohen 2 persona në Elbasan

Në pranga ka përfunduar një 63-vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis

20 Gusht 2022, 09:31 Nga A.B
Kontrolle në qytet/ Kanabis, thika dhe fishekë, arrestohen 2 persona
Policia Elbasan

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në Elbasan. Policia informon se në pranga ka përfunduar një 63-vjeçar pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë. Po ashtu është ndaluar edhe një 19-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 63-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

elbasan

Sondazh

Poll