Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndalohet 20 vjeçari në Përmet

I riu me inicialet S.N, ishte shpallur në kërkim pasi duke u larguar nga banesa, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

20 Gusht 2022, 09:30 Nga A.B
Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,
Policia

PËRMET- Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi theu masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Policia informon se i riu me inicialet S.N, ishte në arrest shtëpie pas masës së caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. N., 20 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi duke u larguar nga banesa, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne permet permet

Sondazh

Poll