Zbardhet vendimi i pezullimit të efektives Kostani, Gledis Nano: Mendimet e saj nuk na përfaqësojnë
Nano thotë se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit.
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i quan jo profesionale dhe jo etike reagimet e bëra nga oficerja e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Anisa Kostani. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit. Nano thotë se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.
REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”. Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun. Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën. Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Sondazh
Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, i arrestuar në 2014 për plagosje
Vendi ku u vra Elson Kalaveri ITALI- Shqiptari që u vra një ditë më parë në Itali është Elson Kalaveri, një em...
Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku u vra 36-vjeçari
Makina ITALI- Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes se krimit ku u vra shqiptari në Pisanit. Ai u qëllua me armë zjarri teksa...
Ofendoi e kërcënoi gazetarët, pezullohet nga puna efektivja e Elbasanit Anisa Kostani
Anisa Kostani ELBASAN- Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit vetëm një ditë p...
"Plumbi i artë"/ Arrestohet një nga të shumëkërkuarit, Agim Gjini kapet në Durrës
Agim Gjini DURRËS- Agim Gjini 49 vjec, banues në Durrës është vënë në pranga pasi është një nga t&eu...
Atentati i dyfishtë në Vlorë/ RASTËSI? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes
Vendi i ngjarjes TIRANË- Geno alias Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes. Ai bashkë me shokun e tij, Hakim Xhezon, ishin nisur dr...
Atentati në Vlorë/ Kamerat fokusuan vrasësit në hyrje të autostradës, 15 persona përfundojnë në polici
Makina e personave që vranë Shpati Lenën e Hakim Xhezon TIRANË- Kamerat në hyrje të autostradës Fier-Vlorë kanë...
FOTO+ EMRI/ U rekrutua nga banda kriminale, arrestohet shqiptari në Britani
Bledar Tenaj BRITANI E MADHE- Bledar Tenaj është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap në një fermë kanabis duke punuar. ...
Atentati në Vlorë/ ‘Killera’-t ishin të maskuar me kapuç të zi, vrasjen e Lenës e Xhezos e planifikuan dy muaj më parë
Vendi ku u vranë Shpati Lena e Hakim Xhezo TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dyfishtë që ndo...
LAJM I FUNDIT/ Iu gjet pistoletë e fishekë, shpallet në kërkim i riu nga Vlora
LAJM I FUNDIT/ Iu gjet pistoletë e fishekë, shpallet në kërkim i riu nga Vlora. Eraldo Banushi. vijon......
Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, mblidhet në shtator Gjykata e Lartë
Gjykata Kushtetuese TIRANË-Gjykata e Lartë do të mblidhet më 12 shtator në orën 10:00 për të shqyrtuar listën ...
