Aktualitet

FOTO+ EMRI/ U rekrutua nga banda kriminale, arrestohet shqiptari në Britani

Tenaj u rekrutua nga një bandë kriminale pasi nuk ka mundur të sigurojë punë ligjore pas mbërritjes së tij në Britani.

19 Gusht 2022, 10:41 Nga A.B
FOTO+ EMRI/ U rekrutua nga banda kriminale, arrestohet shqiptari në Britani
Bledar Tenaj

BRITANI E MADHE- Bledar Tenaj është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap në një fermë kanabis duke punuar.

Mediat britanike raportojnë se Tenaj u rekrutua nga një bandë kriminale pasi nuk ka mundur të sigurojë punë ligjore pas mbërritjes së tij në Britani. Pas një informacioni, policia bastisi pronën në Gathorne Terrace në zonën Chapeltoën më 27 korrik.

Në atë banesë policia gjeti 168 bimë në tre nga katër katet e pronës, me një vlerë në treg deri në 92,000 paund, tha prokurorja Louise Pryke për Gjykatën e Kurorës së Leeds.

bledar tenaj

Sondazh

Poll