Aktualitet

Atentati në Vlorë/ ‘Killera’-t ishin të maskuar me kapuç të zi, vrasjen e Lenës e Xhezos e planifikuan dy muaj më parë

Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz, në të cilin ndodheshin viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

19 Gusht 2022, 10:37 Nga F.M
Atentati në Vlorë/ ‘Killera’-t ishin të maskuar me
Vendi ku u vranë Shpati Lena e Hakim Xhezo

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se autorët e vrasjes kanë patur fytyrën të mbuluar me kapuçë të zinj. Krimi i rëndë dyshohet të jetë planifikuar dy muaj më parë. Kjo pasi makina është që përdorën autorët në krim, rezulton të jetë e vjedhur më 30 qershor në Shijak të Durrësit.

Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz, në të cilin ndodheshin viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

hakim xhezo shpati lena vrasje e dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll