Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Kamerat fokusuan vrasësit në hyrje të autostradës, 15 persona përfundojnë në polici

Pas krimit, ekzekutorët janë larguar drejt Fierit dhe më pas kanë shkuar në rrugën nacionale Levan-Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit në zonë të braktisur.

19 Gusht 2022, 10:48 Nga F.M
Atentati në Vlorë/ Kamerat fokusuan vrasësit në hyrje
Makina e personave që vranë Shpati Lenën e Hakim Xhezon

TIRANË- Kamerat në hyrje të autostradës Fier-Vlorë kanë fiksuar makinën e personave që vranë me breshëri kallasnikovi Shpati Lenën e Hakim Xhezon. Në pamjet filmike duket mjeti i llojit “BMË” që rezulton i vjedhur në Durrës në qershor të këtij viti. Mjeti ka xhama të zinj gjë që nuk lejon që të duken fytyrat e tre atentatorëve.

Pas krimit, ekzekutorët janë larguar drejt Fierit dhe më pas kanë shkuar në rrugën nacionale Levan-Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit në zonë të braktisur.

Deri më tani në polici kanë përfunduar 15 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Ata janë kryesisht persona me precedent penalë që dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në ngjarje ose të kenë pasur dijeni.

vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll