Aktualitet

Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, i arrestuar në 2014 për plagosje

Para pak javësh, Kalaveri kishte dalë nga burgu dhe ishte nisur drejt Italisë.

19 Gusht 2022, 12:03 Nga F.M
Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, i arrestuar në 2014
Vendi ku u vra Elson Kalaveri

ITALI- Shqiptari që u vra një ditë më parë në Itali është Elson Kalaveri, një emër i njohur i policisë në Shqipëri. Emri bëhet me dije nga Report Tv.

Kalaveri është arrestuar në Shqipëri për plagosje e tentativë vrasjeje. Në vitin 2014 ai qëlloi Genti Keçin në Mamurras. Para pak javësh, Kalaveri kishte dalë nga burgu dhe ishte nisur drejt Italisë.

Por mbrëmjen e kaluar u qëllua për vdekje teksa ndodhej pasagjer në një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pisa. Pala italiane ka njoftuar atë shqiptare dhe po shkëmbehet informacioni i nevojshëm për të zbardhue ngjarjen.

Sondazh

Poll