Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku u vra 36-vjeçari

Zona ku ndodhën të shtënat aktualisht është e mbyllur dhe kontrolluar nga policia.

19 Gusht 2022, 11:03 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku
Makina

ITALI- Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes se krimit ku u vra shqiptari në Pisanit. Ai u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej brenda mjetit në zonën e njohur si Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës. Zona ku ndodhën të shtënat aktualisht është e mbyllur dhe kontrolluar nga policia.

Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku

Shqiptari u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër, i njëjti që ka udhëtuar disa qindra metra për të arritur në një vend publik ku mund të kërkonin ndihmë. Të pranishmit u përpoqën mirëpo shqiptari ndërroi jetë.

Në vendngjarje karabinierët e kompanisë Volterra dhe të njësisë hetimore që po kryejnë hetimet. Kërkimi për të arratisurit është duke u zhvilluar në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale, me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet. 

Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku

vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll