Aktualitet

Atentati i dyfishtë në Vlorë/ RASTËSI? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes

Nuk dihet nëse autorët e vrasjes ishin në dijeni për faktin se Lena kishte ditëlindjen po atë ditë, apo e gjitha ishte rastësi. 

19 Gusht 2022, 10:46 Nga A.B
Atentati i dyfishtë në Vlorë/ RASTËSI? Shpati Lena u
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Geno alias Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes. Ai bashkë me shokun e tij, Hakim Xhezon, ishin nisur drejt burgut të Lushnjes, për të takuar vëllain e këtij të fundit, Eduartin. Në mjet iu gjetën rroba dhe ushqime, që mendohet se do t’ia çonin Eduardit në burg. Ky i fundit është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt më 2019 në plazhin e Vlorës.

Nuk dihet nëse autorët e vrasjes ishin në dijeni për faktin se Lena kishte ditëlindjen po atë ditë, apo e gjitha ishte rastësi. 

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll