Aktualitet

U arrestua me Tushen, lirohet nga burgu ish-zëvendës drejtori i Pasurive Publike në Lushnje

Vendimi është marrë sot nga GJKKO.

19 Gusht 2022, 09:53 Nga F.M
U arrestua me Tushen, lirohet nga burgu ish-zëvendës drejtori i
Fatos Tushe

LUSHNJE- Gazmend Çela, ish-zëvendësdrejtori i Pasurive Publike në Lushnje është liruar nga burgu kur ka kaluar një vit e një muaj nga arrestimi i tij. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Çela u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe i mbeti të kryente vetëm 1 vit e 8 muaj burg. Për pesë vite ai është përjashtuar nga funksionet publike. Më herët është liruar nga qelia edhe biznesmeni Ibrahim Lami.

Si ndodhi arrestimi i kryebashkiakut Fatos Tushe e zyrtarëve në Lushnje?

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkua nga detyra. Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë veten të pafajshëm dhe se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra. Tushe u dënua me 2.4 vite burg për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnje.

E gjitha nisi për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Por jo vetëm kaq! Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, e po ashtu ka dalë në përgjime se ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

Në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie. 

TË PANDEHURIT DHE DËNIMET:

-Flamur Peqini me detyrë ish- Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë është dënuar me 3 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet me 2 vite burg. Përjashtohet për 5 vite nga funksionet publike.

-Gentian Nushi me detyrë ish-zëvendëskryetar është dënuar me  2 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë 1 vit e 8 muaj burg. Përjashtohet për 5 vite nga funksionet publike.

-Leonard Seferi është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1.6 burg. Përjashtohet 5 vite nga funksioneve publike.

-Blerat Turku është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksioneve publike.

-Bardhi Mehilli është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 6 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Ilva Billo është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Gazmend Çela është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1.8 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Margarita Gjermeni është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Xhemal Hasku është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Andri Nusho është dënuar me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Bektash Nexha është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 1 vit e 6 burg. Masa e Bektash Nexhes është shuar pasi këtë periudhë e ka vuajtur në paraburgim dhe është liruar nga qelia. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Ani Simoni është dënuar me 1 vit e 9 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuaje 1 vit e 3 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Ledia Aleksi është dënuar me 8 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

-Vilma Zhupa është dënuar me 8 muaj burg. Përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

gazmend Çela fatos tushe

Sondazh

Poll