Arsenali i armëve në Tiranë/ Pronari është daja i Elton Deliut që u ekzekutua bashkë me nënën e tij
Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura Deliu, u ekzekutuan me 11 plumba në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008.
TIRANË- Kujtim Çaushi 62 vjecari i cili u arrestua ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Arsenali” gjatë të cilit u sekuestrua arsenal armësh është daja i Elton Deliut, i cili u ekzekutua bashkë me nënën e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008.
Arsenali i armëve u zbulua ditën e djeshme nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut por që administrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpall në kërkim. Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke iu shpëtuar prangave.
HISTORIA E 2008-ës:
Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura Deliu, u ekzekutuan me 11 plumba në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008. Vrasja ndodhi rreth orës 15:00, në ambientet e brendshme të apartamentit të tyre, që ndodhej në katin e gjashtë, në pallatin mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin. Vrasësit thuhet se kanë qenë dy, dhe kanë qëlluar 11 herë.
Atëherë policia mori në pyetje të fejuarën e Elton Deliut, e cila mendohet se ka qenë njeriu i fundit që e pa gjallë. Ajo ka treguar se ishin kthyer me makinë për në shtëpi dhe pasi kanë parkuar mjetin, Eltoni është ngjitur lart me ashensor, ndërsa ajo, duke qenë se ashensori ishte i bllokuar, është ngjitur nga shkallët. Në momentin që ka qenë përballë derës së apartamentit të tyre, ka parë Eltonin që po mbahej në derë dhe që ishte i plagosur.
Ai i ka thënë që e kishin qëlluar dhe i kishte kërkuar ndihmë për të lajmëruar ambulancën, por nuk ka mundur të japë asnjë shpjegim në lidhje me autorët, pasi ka vdekur në vend nga plagët e shumta që kishte marrë. Ndërkohë, gati një dekadë pas vrasjes së Eltonit dhe nënës së tij në apartamentin ku banonin të afërmit e tij, vazhdojnë gjyqet për llogaritë bankare që Deliu kishte krijuar, konkretisht për marrjen e 260 mijë dollarëve nga gjyshi i Eltonit në llogarinë e nipit të vrarë. Gjykata e Tiranës shpalli dje të pafajshëm Adem Çaushin, por ky vendim pritet të apelohet nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkoi gjykatës dënimin e të moshuarit me 5 vite burgim.
Sondazh
Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e paligjshme?
Anisa Kostani TIRANË- Policja e njohur nga Elbasani, Anisa Kostani ka marrë përsipër të mbrojë punën e Policisë s&e...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 19 gusht 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al dhe Tvklan kanë në faqe të parë...
FOTO/ Vrau me silenciator Ulqinakun, ky është nipi i “Mandelës” së Elbasanit
Madrit Ulqinaku ELBASAN- Personi në foton më poshtë është Horgito Peqini, 18-vjeçari i shpallur në kërkim si auto...
HARTA/ Shqipëria sot nën pushtetin e të nxehtit afrikan, temperaturat arrijnë deri në 39°C
Moti TIRANË- Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, ku në periferi moti do të jetë...
Aktivizohet zjarri në malin e Dukatit, zjarrfikëset s'ndërhyjnë dot, dyshohet se është i qëllimshëm
Vlore VLORË- Mëngjesin e sotëm është aktivizuar zjarri në malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës. Flak&e...
Atentat shqiptarit në Itali/ Dyshohet për hakmarrje, vite më parë vrau një person, 2 në kërkim
Policia Italiane ITALI- Policia italiane është në kërkim të dy personave të cilët dyshohen si autorë të vrasje...
“Gazetarë të degjeneruar", Artan Hoxha ironizon nënkomisaren e Elbasanit: Nepërka paska dalë nga kafazi
Artan Hoxha TIRANË- Gazetarët Artan Hoxha dhe Aldo Mustafa kanë reaguar në lidhje me sulmin që nënkomisarja e Elbasanit Anis...
Ra në kanalin vaditës, policia sqaron ngjarjen e Kurbinit: 51-vjeçarit i ra infrakt
Policia KURBIN- Policia ka sqaruar ngjarjen që ka ndodhur në Krubin mbrëmjen e sotme ku humbi jetën 51-vjeçari Ylli Tafili....
BE paralajmëron Shqipërinë që të ndalë skemën e shtetësisë për investitorë
BE TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e nj&eum...
"Far West" shqiptarëve në Itali, vritet njëri prej tyre
Karabinieret ITALI- Një shqiptar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Itali. Lapresse shkruan se një sherr ka ndodhur mes shqip...
