Aktualitet

'Kujdes mos digjeni në ferr...'/ Reagimi i Polices, AMP: Ka nisur hetimi ndaj saj, tërhoqi vëmendjen me gjarprin

APM ka bërë të ditur se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj Anisa Kostanit.

19 Gusht 2022, 09:57 Nga A.B
'Kujdes mos digjeni në ferr...'/ Reagimi i Polices, AMP: Ka nisur
Anisa Kostani

ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar për ABC në lidhje me Nënkomisaren e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila shpërtheu ditën e djeshme në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj gazetarëve. APM ka bërë të ditur se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj Anisa Kostanit. AMP thotë se Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.

Policja e Elbasanit shpërtheu ditën e djeshme ndaj mediave për atë që kanë publikuar në lidhje me punën e Policisë për vrasjen e Madrit Ulqinakut. Ajo doli në krah të kolegëve duke thënë se kanë kryer gjithmonë punë të mirë e të denjë. Ajo hodhi akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

anisa kostani

Sondazh

Poll