Aktualitet

Do kryente vrasje? Kapet 22-vjeçari nga Tirana në Burrel, kishte armë në brez dhe 10 fishekë

Arrestohet Irdi Rama në Burrel. 22-vjeçari nga Tirana u kap me armë zjarri pistoletë 'Glock' dhe me 10 fishekë.

19 Gusht 2022, 09:37 Nga A.B
Do kryente vrasje? Kapet 22-vjeçari nga Tirana në Burrel, kishte
Arme

MAT- Irdi Rami është kapur në qendër të Burrelit me armë në brez. 22-vjeçari i cili banon në Tiranë, u arrestua pas finalizimit të operacionit policor të koduar 'Fokus'. Atij iu gjet një armë zjarri pistoletë 'Glock' dhe 10 fishekë. Nuk dihet se nëse Rami ishte nisur për të eleminuar ndonjë person. I riu do të akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar "Fokus", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Me armë zjarri në brez, kapet në qendër të qytetit të Burrelit dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Tirana. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

ildi rami arrestohet 22-vjecari ne burrel burrel

Sondazh

Poll