Bota

Vuçiç fton në takim serbët e Kosovës, mediat serbe: Mund të jetë sinjal për lajme të këqija

liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

18 Gusht 2022, 18:42 Nga I.A
Vuçiç fton në takim serbët e Kosovës, mediat serbe:
Aleksandar Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës dhe Metohisë, i cili do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Kurrir shkruan se në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve. Sipas mediave serbe nuk dihet nëse kjo është një shenjë e keqe apo jo, por që pritet që të zbulohet në ditët në vijim.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll