Bota

Zelensky: OKB-ja duhet të sigurojë mbrojtje në termocentralin Zaporizhia

Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias, të pushtuar nga forcat ruse.

18 Gusht 2022, 17:23 Nga s.s
Zelensky: OKB-ja duhet të sigurojë mbrojtje në termocentralin
Zelensky dhe Erdogan

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhias, të pushtuar nga forcat ruse.

Komentet e tij pasojnë bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili aktualisht po viziton qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore. Zelensky ka zhvilluar sot bisedime edhe me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton BBC.

Zelensky ka shkruar në Telegram: "Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia. Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën”.

Zelensky shton: "Prandaj, OKB-ja duhet të sigurojë sigurinë e këtij objekti strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse".

okb zelensky antonio guterres lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll