Bota

Borrell i prerë: Nëse konflikti në veri përshkallëzohet, të dyja palët do të jenë përgjegjëse

Në përfundim të takimit duke folur në një konferëncë për mediat, shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell është shprehur se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në veri të Kosovës të dyja palët do të cilësohen si përgjegjëse.

18 Gusht 2022, 17:49 Nga e.k
Borrell i prerë: Nëse konflikti në veri
Joseph Borrell

BRUKSEL- Ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve takimi i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE-së.

Në përfundim të takimit duke folur në një konferëncë për mediat, shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell është shprehur se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës në veri të Kosovës të dyja palët do të cilësohen si përgjegjëse.

”Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për ndonjë eskalim të mundshëm”, tha Borrell.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll