Bota

Dështimi i dialogut në Bruksel, Grenell sulmon Albin Kurtin: Ka hedhur poshtë çdo ide të presidentëve të SHBA-së

18 Gusht 2022, 18:04 Nga e.k
Dështimi i dialogut në Bruksel, Grenell sulmon Albin Kurtin: Ka hedhur
Richard Grenell

KOSOVË- Richard Grenell, ka reagur menjëherë pas përfundimit të takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it me zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel në përpjekje për t'i dhënë fund konflikteve.

Me anë të një postimi në Twitter Grenell shprehet se dhe më herët, Albin Kurti i ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e ofruara nga presidentët amerikanë, përfshirë këtu ata demokratë dhe republikanë.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët e SHBA-së i kanë dhënë Kosovës. Presidentë demokratë dhe republikanë. Ky është një fakt”, shkruan Grenell.

Pas 5 orësh diskutime, dy liderët Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk e gjetën gjuhën e marrëveshjeve duke e mbyllur takimin pa një zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Në dalje të takimit shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell u tregua i qartë teksa tha se në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatës të dyja palët do jenë përgjegjëse. Ai njoftoi se takimet do të rinisin sërish në shtator.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022 richard grenell

Sondazh

Poll