Bota

Nesër mocion mosbesimi ndaj Abazoviç, çfarë pritet të ndodhë nëse kryeministri i “mbijeton”

Nëse Qeveria e Malit të Zi i mbijeton mocionit të mosbesimit të premten, atëherë një pjesë e partive opozitare menjëherë do të iniciojnë mocion tjetër të mosbesimit për 2 shtator.

18 Gusht 2022, 17:19 Nga e.k
Nesër mocion mosbesimi ndaj Abazoviç, çfarë pritet
Dritan Abazoviç

MONTENEGRO- Dita e nesërme do të jetë një ditë sfide për Dritan Abazoviçin pasi qeveria e drejtuar prej tij do t'i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në Kuvend pas debate me partinë e Gjukanoviçit që erdhën si pasojë e firmosjes së marrëveshjes me Kishën serbe.

Nëse Qeveria e Malit të Zi i mbijeton mocionit të mosbesimit të premten, atëherë një pjesë e partive opozitare menjëherë do të iniciojnë mocion tjetër të mosbesimit për 2 shtator.

Siç raporton Vijesti prej burimeve, brenda “mazhorancës së vjetër” po diskutohet për modalitetet e daljes nga kriza dhe rindërtimin eventual të Qeverisë.

Iniciativa është mbështetur nga disa parti politike, duke përfshirë edhe parti shqiptare.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll