Bota

Pak ditë pas takimit Kurti-Vuçiç, Vulin viziton Rusinë të hënën: Problemet rajonale do t'i diskutoj me Lavrov

N1 shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë ruse, Ivan Nechayev.

18 Gusht 2022, 17:58 Nga I.A
Pak ditë pas takimit Kurti-Vuçiç, Vulin viziton Rusinë
Aleksandar Vulin

RUSI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, do të bisedojë të hënën, më 22 gusht, në Moskë me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. N1 shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë ruse, Ivan Nechayev. Sipas deklaratës që ka bërë Nechayev, dy ministrat do të diskutojnë rreth bashkëpunimit ruso-serb si dhe për problemet rajonale. 

"Pritet që ministrat të diskutojnë një sërë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb dhe të shkëmbejnë mendime për problemet aktuale dhe rajonale," tha Nechayev.

Vulin do të shkojë në Rusi disa ditë pas takimit të sotëm në Bruksel të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

aleksandar vulin sergej lavrov ivan nechayev

Sondazh

Poll