Bota

Shefi i OKB-së kërkesë Rusisë dhe Ukrainës të tregojnë frymë kompromisi mbi dërgesat e grurit

Duke folur pas bisedimeve në Lviv me udhëheqësit e Ukrainës dhe Turqisë, Guterres tha se 21 anije ishin nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes në më pak se një muaj dhe 15 anije ishin nisur nga Stambolli për në Ukrainë për të ngarkuar me grurë dhe furnizime të tjera ushqimore.

18 Gusht 2022, 18:43 Nga e.k
Shefi i OKB-së kërkesë Rusisë dhe Ukrainës të
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të tregojnë një “frymë kompromisi” dhe të sigurojnë suksesin e vazhdueshëm të marrëveshjes së drithit, që mundësoi rifillimin e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Duke folur pas bisedimeve në Lviv me udhëheqësit e Ukrainës dhe Turqisë, Guterres tha se 21 anije ishin nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes në më pak se një muaj dhe 15 anije ishin nisur nga Stambolli për në Ukrainë për të ngarkuar me grurë dhe furnizime të tjera ushqimore.

“Është vetëm fillimi. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë sukses të vazhdueshëm. Që nga dita e parë, palët kanë punuar profesionalisht dhe me mirëbesim për të mbajtur ushqimin të rrjedhshëm. Unë apeloj që kjo të vazhdojë dhe të kapërcejnë të gjitha pengesat në frymën e kompromisit dhe të zgjidhin përgjithmonë të gjitha vështirësitë.”, tha Guterres.

Sipas marrëveshjes kornizë të 22 korrikut të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, Ukraina ishte në gjendje në fillim të gushtit të rifillonte eksportet nga portet e saj të Detit të Zi, të cilat ishin ngecur për pesë muaj për shkak të pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

antonio guterres

Sondazh

Poll